Connect with us

Futboll

Fabinho bashkohet me Man United për 45 mln €

Manchester United i ka objektivat e qarta në merkato, sezonin e ardhshëm do të marrin pjesë në Champions League dhe Djajtë duhet të forcojë skuadrën përpara fushatës së ardhshme. Triumfi i tyre mbi Ajax në finalen e Europa League do të thotë se ata do të luajnë në kompeticionin elitë në Europë dhe kanë nevojë për lojtar cilësor për të rivalizuar kundërshtarët. United është lidhur me një mori blerjesh me kosto të mëdha. Alvaro Morata pritet të bashkohet me klubin nga Real Madrid.

Image result for Alvaro Morata 2017

“Starsport” kupton se mbrojtësi i Benfica-s, Victor Lindelof është gjithashtu duke shkuar në “Old Trafford” në një marrëveshje prej 31 mln sterlinash. Sipas gazetarit sportiv Emanuele Giulianelli, Fabinho do të jetë një tjetër blerje emocionuese. Ai thotë se “Djajtë e Kuq” e kanë siguruar brazilianin për shifrën e 45 milionë eurove. Giulianelli shkroi në Twitter: “Fabinho te Manchester United, marrëveshja është mbyllur. Djajtë do të derdhin në arkat e Monaco-s 45 mln €, ndërsa marrëveshja do të jetë zyrtar për dy javë, sepse ai është me pushime”.

Image result for fabinho 2017

Fabinho ishte një mbrojtës i djathtë për kampionët e Francës, përpara se të kthehej në një mesfushor dinamik qendror. Ai ndihmoi Monaco-n të fitojë kampionatin sezonin e kaluar dhe të arrijë në gjysmëfinale të Champions League. Fabinho ka pranuar më parë se do të pëlqente të vishte fanellën e United: “Qëllimi im është të shkoj në një klub me dimensionin e Manchester United. Unë nuk kam asnjë ide nëse një ditë do të jem një lojtar i United, por do të vazhdoj të punoj që të mos jetë një dëshirë, por të bëhet realitet”.

Më shumë nga Futboll