TECH

Facebook: 10 milionë amerikanë kanë parë reklamat ruse gjatë fushatës

Facebook: 10 milionë amerikanë kanë parë reklamat ruse gjatë fushatës

Facebook ka zyrtarizuar shifrat e sakta të amerikanëve të cilët kanë parë materialet politike të sponsorizuara nga Rusia gjatë fushatës së zgjedhjeve të fundit presidenciale në SHBA. Rreth 10 milionë njerëz janë ndikuar për të votuar në favor të presidentit Donald Trump, apo më saktë për të qenë kundër kandidates Hillary Clinton.

Besohet se të paktën 3000 reklama janë blerë nga Rusia, të cilat përmbanin mesazhe politike përçarëse dhe në dëm të së vërtetës. Pak kush priste që Facebook t’i publikonte të dhënat, por e bëri dje. Ky rrjet social shtoi se 44% e reklamave në fjalë janë parë përpara zgjedhjeve, ndërsa 56% pas tyre.

Moska zyrtare ka mohuar përfshirjen në një fushatë të tillë, duke u përpjekur të ulë gjakrat e përplasjeve me SHBA-në. Rreth 1000 persona janë punësuar nga Facebook për të ruajtur në kohë reklamat pas kësaj ngjarjeje. Në total, kjo fushatë ka kushtuar 100000 dollarë. Të paktën, kështu pretendon CEO i rrjetit social, Mark Zuckerberg.

Më shumë nga TECH