TECH

Facebook blen aplikacionin e radhës, disponohet në 35 shtete

Facebook blen aplikacionin e radhës, disponohet në 35 shtete

Facebook ka blerë aplikacionin e feedback-ut anonim “Tbh”, që është i disponueshëm në vetëm 35 shtete të Amerikës.

Siç shkruan “PC World”, “Tbh” është një aplikacion që ndihmon njerëzit për t’u dërguar komplimente të tjerëve duke përdorur anketat. Ju u përgjigjeni disa pyetjeve rreth kontakteve tuaja dhe përgjigjet dërgohen në formën e komplimenteve. Gjithçka është anonime dhe kjo shton misterin.

Më saktë, kur përdor këtë aplikacion, kthen përgjigje për një nga katër personat që njeh, të cilët kanë buzëqeshjen më të bukur. I përzgjedhuri juaj merr një mesazh, me të cilin mëson se thjesht “dikush” ia pëlqen buzëqeshjen.

Detajet e marrëveshjes nuk janë zbuluar akoma, por “Tbh” ka garantuar se asgjë nuk do të ndryshojë në dëm të përdoruesve. Presim muajt në vazhdim!

Më shumë nga TECH