Connect with us

Bundesliga

“Fajtor” për tratativën e ngadaltë me Inter, menaxheri i Emre Mor: “Përgënjeshtroj…”

Muzzi Ozcan, menaxher i Emre Mor, futbollistit të Borussia Dortmund ka përgënjeshtruar sot aludimet mbi vonesat në tratativa dhe ngrirjen e transferimit të lojtarit drejt skuadrës së Inter. Nëpërmjet një postimi në Twitter, menaxheri i turkut Emre Mor i është përgjigjur akuzave se gjoja tratativat janë frenuar për shkak të çështjes së komisioneve të menaxherit.

“Gjatë këtyre ditëve kam lexuar artikuj mbi mua dhe futbollistin që unë menaxhoj. Përgënjeshtroj me vendosmëri artikujt që lidhin precedurat e ngadalta të transaksionit, me komisionet dhe shpërbilmet për menaxherët. Arsyet e vonesave në tratativa nuk kanë të bëjnë aspak me komisionet. U sugjeroj mediave që të kontrollojnë më parë burimet e tyre të informacionit. Do të vlerësojmë ofertat dhe gjatë ditëve të ardhshme do të marrim një vendim”, citon postimi i menaxherit të Emre Mor në “Twitter”.

Më shumë nga Bundesliga