Futboll

Fakt, Danilo Almeida Alves bashkohet me Flamurtarin

Pas një gjysme të parë të sezonit shumë negative, por me një mbyllje optimiste të sezonit, klubi i Flamurtarit ka nxituar të japë sinjalet e para pozitive në këtë fillim viti. Kështu, teksa njoftimi për akordin e arritur me sulmuesin, Danilo Almeida Alves, zyrtarët e kuqezinjve kanë njoftuar sot mbërritjen e brazilianit në Vlorë. “Zyrtare : Ditën e sotme Danilo Almeida Alves i bashkohet Flamurtari Football Club dhe prej dites së nesërme do të filloj stërvitjen me grupin. Suksese Danilo Almeida Alves dhe ishalla me këmbën e mbarë”, citon njofimi i bërë në faqen zyrtare të klubit.

Zyrtare :- Diten e sotme Danilo Almeida Alves i bashkohet Flamurtari Football Club dhe prej dites se neserme do te filloj stervitjen me grupin .Suksese Danilo Almeida Alves dhe ishalla me kemben e mbare .

Posted by Flamurtari F.C on Monday, January 4, 2016

Bazuar në historikun dhe statistikat e futbollistit, mësohet se Alves, lindur në 11 Prill 1991 (24 vjeç), është i gjatë 187 cm dhe gjuan me këmbën e djathtë. Nuk ka qenë shumë i qëndrueshëm në karrierën e tij, duke ndryshuar disa ekipe, ndërkohe që sezoni i tij më i mirë është 2013-2014, ku ka luajtur për Atletico Sorocaba dhe në 12 paraqitje ka realizuar 6 gola, në kampionatin e Sao Paulos, Paulista A1. Të tjera eksperienca për tu vlerësuar janë në Serine A Braziljane me Cricuman, ne Serine B me Bragantinon dhe me ekipe si Avai në kampionatin e Santa Catarina dhe Portuguesa në kampionatin Paulista. Ai ështe fitues në 2011-ën i kategorisë së tretë të kampionatit Paulista me ekipin e Penapolense!

VIDEO / Përmbledhje e momenteve më të mira të Danilo Almeida Alves.

[total-poll id=130061]

Më shumë nga Futboll