Futboll

Falcao nuk falet! Spanja e dënon me 16 muaj heqje lirie

Bëhet fjalë për periudhën kur vishte fanellën e Atletico Madrid, por sot Radamel Falcao është dënuar nga drejtësia spanjolle për evazion fiskal. Dënimi? 16 muaj heqje lire (me kusht) dhe 9 milionë euro gjobë.

Sipas asaj që ka shkruar “Marca”, sulmuesi i Monaco ka dalë sot para trupit gjykues ku i është përgjigjur dy akuzave, evazion fiskal me fshehjen e të ardhurave në vitet 2012 dhe 2012 dhe shmangien e taksave nga të ardhurat e të drejtave të imazhit.

Gjithsesi, Falcao mund të shmangë qelinë sepse ligji spanjoll thotë se burgu është i detyruar vetëm kur dënimi është dy-vjeçar.

Futbollisti ka rënë dakord për të paguar 9 milionë euro gjobë dhe si rrjedhojë është dënuar 16 muaj me kusht, jo me burgosje…

Më shumë nga Futboll