Connect with us

Ligue 1

Falcao “show”, Moanco barazon rekordin historik me “poker”

Monaco ka fituar ndeshjen e 14-të radhazi në kampionatin francez, duke barazuar kështu rekordin që mbahet nga Bordeaux. Kampionët në fuqi të Francës, që nuk kishin bindur në ndeshjen hapëse të fituar 3-2 ndaj Toulouse një javë më parë, kanë larguar çdo dyshim në ndeshjen e javës së dytë të luajtur në fushën e Dijon, që është mundur me rezultatin e thellë 4-1.

Lojtarët e Jardim e kanë bërë një gjë të tillë pa ndihmën e 18-vjeçari Kylian Mbappe, që pritet të transferohet te PSG për një shumë rekord. Në fakt, protagonisti i takimit ka qenë sulmuesi kolumbian Radamel Falcao, i cili ka shënuar tre gola në takimin e sotëm. Pas kësaj fitoreje, Monaco është ngjitur në kuotën e gjastë pikëve në kampionat, por në vendin e parë të renditjes ndodhet Lyon për shkak të një diference më të mirë golash.

Në mbrëmje, në orën 21:00, pritet kundërpërgjigja e Paris Saint-Geramin. Skuadra e Unai Emery do të luajë në fushën e Guingamp, ku pritet të vijë edhe debutimi i shumëpritur i Neymar, blerja më e shtrenjtë e të gjitha kohërave.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Më shumë nga Ligue 1