Futboll

Falcao: VAR do ta vrasë futbollin, është për të ardhur keq pasi e ndihmoi dy herë PSG-në

Pasi Monaco u mposht nga Paris Saint-Germain në finalen e Kupës së Ligës, Radamel Falcao nuk nguroi të kritikonte VAR-in.

Sulmuesi madje mendon se dy nga tre golat e shënuar nga PSG ishin si rezultat i sistemit me shumë të meta teknike.

“Është për të ardhur keq pasi në dy rastet që u përdor VAR, i ka shërbyer PSG-së,” shprehet ai për mediat pas ndeshjes.

“Ndonjëherë, pasi sheh imazhet, asgjë nuk është e qartë dhe kjo mund të vrasë futbollin.

“Duke parë penalltinë ikën katër minuta, dhe katërt të tjera ikën për golin tim.

“Atëherë më thonë pse arbitri shtoi vetëm dy minuta në fund të takimit?”

Nuk është e vështirë për të kuptuar frustrimin e tij, me arbitrat në të gjithë Europën që po vuajnë me teknologjinë e re.

“Është frustruese por do të largohemi me kokën lartë pasi dhamë gjithçka.

“PSG është një ekip shumë i mirë por i duhej ndihma e arbitrit për të na mundur.”


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Futboll