Ligue 1

Seria A falënderon Monaco-në, do të ketë 4 ekipe në Champions edhe në sezonin 2019/20

Lazio, Atalanta dhe Milan fluturojnë në Europa League, duke siguruar kualifikimin në raundin pasardhës. Ndryshon situata e italianeve që luajnë në Champions League, me Napoli, Juventus dhe Roma që do të luajnë për kualifikimin në 90 minutat e fundit të fazës me grupe. Ndërkohë, kanë ardhur lajme të mira për futbollin italian nga renditja e UEFA-s: Seria A do të ketë të garantuar katër skuadra në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube edhe në sezonin 2019/20.

Kjo do të ndodhë për shkak të dështimit në Champions League të Monaco. Kështu, Franca nuk do të arrijë ta kalojë Italinë, pavarësisht nëse ekipet franceze, që marrin akoma pjesë në kompeticionet europiane, do të fitonin çdo ndeshje deri në fund të sezonit dhe ato italiane do të humbnin. Nëse kjo hipotezë kthehet në realitet, Franca do të shkonte në 66,582 pikë kundër 68,749 pikëve që ka Italia deri tani.

Për sa i takon renditjes së kampionateve të këtij sezoni, Premier League i shikon të gjithë nga lart poshtë, me 12,785 pikë të grumbulluara. Pas tyre vjen Spanja me 11,285 dhe Italia me 9,833. Pesë vendet e para mbyllen nga Rusia (8.600) dhe Franca (8.166). Shumë më mbrapa është Gjermania (6.142), që po paguan dështimin e Hoffenheim.

Më shumë nga Ligue 1