Connect with us

Futboll

“Fanatics”-at thumbojnë Halilin: Tirana nuk është biznes

Tifozët bardheblu nuk e kanë kapërdir dot zbritjen në Kategorinë e Parë. Deklarata e të shtunës e tifo-grupit “Tirona Fanatics” ku i kërkohej presidentit Refik Halili të jap dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës është pasur me një video ironizuese ku gjatë një interviste presidenti i 24 herë kampionëve ka thënë se klubin e Tiranës e shikon si biznes. Tifozët nëpërmjet një video i kujtojnë Halilit se Tirana është një familje e madhe. Në këto video shfaqen momentet më të bukura të Tiranës ndër vite me legjendat bardheblu që shprehin dashurinë e tyre për këtë fanellë.

Tirana është ekipi më i titulluar në Shqipëri, por për herë të parë në historinë e tyre të lavdishme bardheblutë sezonin e ardhshëm do ta shohin veten në Kategorinë e Parë. Për këtë dështim të madh sigurisht që faji kryesor bie mbi presidentin e klubit, por gjithashtu edhe trajneri bashkë me stafin e tij kanë një përgjegjësi të madhe për rënien e Tiranës një kategori më poshtë. Ashtu si tifozët që e bojkotuan ekipin në momentin më kritikë dhe nuk ishin pranë kur ata kishin më tepër nevojë për mbështetjen e tyre.

Më shumë nga Futboll