Basketboll

“Fanatics” tregojnë arsyen e bojkototit ndaj Tiranës

Pas bojkotit që i kanë bërë ekipit të futbollit, tashmë i rënë në në Kategorinë e Parë, tifogrupi më i zjarrtë në vend, ka hequr dorë nga mbështetja edhe të ekipit të basketbollit për meshkujt, kur Tirana është kampione dhe merr pjesë në Ligën Ballkanike. Në fakt, ata nuk kanë gjë me ekipin dhe djemtë, as me drejtuesit e këtij ekipi, por vetëm me Policinë e Shtetit. Nëpërmjet një postimi në Facebook, pjesëtarët e “Tirona Fanatics” kanë njoftuar bojkotin e tyre për ndeshjen e basketbollit mes Tirana-KK Blokotehna.

Ky është takimi i kthimit në Ligën Ballkanike. Arsyeja kryesore e këtij bojkoti, është masa e re e marrë nga policia, për hyrjen e tifozëve në pallatin e sportit. Tifozët janë të njoftuar se nëse dëshirojnë të jenë prezentë në këtë ndeshje, atëherë ata duhet të paraqiten me kartën e identitetit. Në të kundërt, atëherë tifozët nuk do të pranohen në pallatin e sportit. Kjo, sipas grupimit të “Tirona Fanatics”, bie ndesh me rregullat e ultrasve. Në fund ata urojnë ekipin e Tiranës për një fitore në ndeshjen e basketbollit ndaj KK Blokotehnës.

Më shumë nga Basketboll