Futboll

Fansat e Juventusit në panik për shkak të CR7

Brenda 3 javësh, që kur Cristiano Ronaldo vendosi të luajë me Juventusin, në dyqanin zyrtar të “Juventus Store” në Torino janë shitur 55 mijë fanella të sulmuesit portugez me numrin 7 në shpinë. CR7 tashmë është kthyer në një kult për tifozët bardhezinj, që kanë vërshuar për të blerë fanellën e tij, aq sa në dyqan nuk ka më asnjë fanellë origjinale në shitje. Të paktën për momentin, ndërkohë që çmimin për një bluzë origjinale me nr.7 kushton 140 euro.

Kjo ka bërë që deri më tani, në arkën e Juventusit të arkëtohen rreth 6.5 milionë euro vetem nga shitja e fanellave të Ronaldo, ndërkohë që deri në fund të vitit parashikohet që kjo shumë të shkojë në 60 milionë euro. Por të ardhurat shtohen edhe nga shitja e biletave për ndeshjet miqësore, pasi janë shitur të gjitha biletat që miqësoren e parë që bardhezinjtë do të luajnë në “Villar Perosa” edhe pse ende nuk dihet rivali. Por në fushë do të jetë ai, CR7.

Më shumë nga Futboll