Fantazi Futboll: Lojtarët që duhet të keni parasysh për javën e 18-të

20 Dhjetor 2018
18:05
back button

Skauti i Fantazi Futboll ju prezanton pesë lojtarë që duhet të keni parasysh në prag të javës së 18-të të Premier League. 

Henrikh Mkhitaryan (ARS) £6.7m

Mesfushori i Arsenal është rikthyer në formë të mirë ndaj Southampton javën e kaluar. Ai ka shënuar dy golat e Topçinjve në humbjen 3-2, duke luajtur 90 minuta për të parën herë që pas javës së 13-të. Ndeshja e radhës do të jetë ndaj Burnley, një ekip që ka pësuar më tepër goditje drejt portës se askush tjetër. Ai është në pronësi të vetëm 5.2% të trajnerëve, pra një lojtar që mund të bëjë diferencën për ekipin tuaj. 

Danny Ings (SOU) £5.4m

Sulmuesi i Southampton është rikthyer nga dëmtimi me një dopietë ndaj Arsenal. Ai ka dy ndeshje të lehta në letër dhe vjen me një çmim shumë të lirë. Ings është mes 10 sulmuesve me më tepër goditje në portë, megjithëse ka luajtur pak për shkak të dëmtimeve. 

Michail Antonio (WHU) £6.8m

Mesfushori i West Ham mesa duket do të vazhdojë të luajë përkrah Chicarito-s në sulm edhe për ndeshjen ndaj Watford të shtunën. Antonio është kthyer në sulmues pas emergjencës në repartin ofensiv të londinezëve. Kalendari do të mbetet i lehtë edhe pas ndeshjes me West Ham dhe Antionio mund të jetë një armë që shumë pak trajnerë të tjerë e kanë. 

Callum Paterson (CAR) £5.3m

Mesfushori i Cardiff po kthehet në një lojtar të pëlqyer në Fantazi. Ai po luan si sulmues dhe po shkëlqen për ekipin e tij. Skuadra e Warnock ka fituar tre ndeshjet e fundit brenda fushës, por presin Manchester United të shtunën. Mbase ruajeni për javën tjetër lojtarin, ose aktivizojeni që këtë javë duke parë mbrojtjen e dobët të Djajve. 

Salomon Rondon (NEW) £5.8m

Sulmuesi i Newcastle po shijon një formë shumë të mirë. Ai i ka dhënë pikë trajnerëve të tij në tre javët e fundit, dy gola dhe një asist. Kundërshtari i radhës do të jetë Fulham, që njihet për golat e shumtë të pësuar. Rondon po rritet në renditjen e sulmuesve, megjithëse akoma vetëm 3.4% e trajnerëve e kanë në ekip.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit