Seria A

Fassone: Kërkesat e tyre kanë qenë absurde

Pas “jo”-së të marrë nga UEFA ndaj kërkesës së bërë nga Milan për “Voluntary Agreement”, administratori i deleguar i Milan, Marco Fassone, ka shpjeguar arsyen pse ka ardhur ky refuzim. “Ishte një vendim që pritej, UEFA na ka bërë dy kërkesa të pamundura prë t’u realizuar: të kompletonim shlyerjen e borxhit të marrë nga fondi Elliot para se ata të merrnin vendimin dhe të provonim se pronarët e rinja ishin në gjendje të përballonin humbjet e klubit. Tani do të shkojmë drejt Settlemen Agreement”, ka thënë Fassone.

“Na kanë kërkuar garanci që asnjë klub në kushtet tona nuk është në gjendje të japë, jo vetëm Milan, – ka shtuar drejtuesi kuqezi. – Kemi provuar t’i shpjegojmë Komisionit pozicionin tonë, por pavarësisht dokumentacionit që kemi paraqitur UEFA ka vendosur të refuzojë kërkesën për Voluntary Agreement”. Më pas ka ardhur edhe një shpjegim në lidhje me pasojat që mund të ketë ky refuzim: “Nuk ka asnjë ndryshim në lidhje me lajmet e reja. Kjo klimë e re vlerësohet shumë nga klubi”.

Asnjë të re as për sa i takon strategjive në merkaton: “Nuk do të bëjmë blerje në janar. Jemi të bindur se kemi një organikë shumë të mirë. Nuk do të ketë as largime, sepse nuk kemi asnjë domosdoshmëri për të mbushur arkat. Do të ndjekim me vëmendje atë që do të bëjnë të tjerët, duke qëndruar gjithmonë gati për të përfituar nga mundësitë që mund të paraqiten”, ka përfunduar Fassone.

Më shumë nga Seria A