Seria A

Fassone: Milan dhe Inter janë shumë larg tyre

“Milan po përballet me këtë model të ri ndryshimi, që është shumë i lodhshëm. Për Juventus kanë qenë shtatë vite fantastike me titullin kampion, por disi më pak të bukura për futbollin italian. Mendoj se Milan dhe Inter janë ende shumë larg nga Juve. Pika maksimale që kanë arritur ata është e frikshme. Kemi shumë rrugë për të bërë për t’u arritur,” – tha drejtori sportiv i Milan, Marco Fassone, gjatë prezantimit të librit “Fundi i futbollit italian”,  nga gazetari Marco Bellinazzo

“Milan dhe Inter kanë qenë për shumë vite, krahas emblemave të qytetit të Milanos, edhe dy pasqyra të dy prej familjeve më të mëdha të këtij qyteti Berlusconi dhe Moratti. Juventus është historia e një familje të tërë, më jetë gjata në Itali. Milan dhe Inter kanë ndryshuar pronarë, që tani i kanë nga Azia, dhe suksesi i tyre do kohë që të vijë.”

Më shumë nga Seria A