Seria A

“Fassone nuk merr vesh nga futbolli”

Drejtori i përgjithshëm i Catania-s Pietro Lo Monaco ka sulmuar drejtorin e AC Milan Marco Fassone. “Ai nuk merr vesh nga futbolli.”

Lo Monaco foli për Radio Incontro Olympia në prag të derbit të Milanos të dielën.

“Inter-Milan është një ndeshje shumë delikate, një derbi që nuk mund të përshkruhet kollaj apo të parashikohet,” shprehet ai.

Image result for fassone milan

Raportohet se trajneri Vincenzo Montella mund të shkarkohet nëse humbet ndeshjen, pasi ka humbur edhe me Lazio, Roma dhe Sampdoria.

“Fassone nuk merr vesh nga futbolli, kështu që po krijon kaos duke e bërë shumë të vështirë punën për një trajner aq të talentuar si Montella,” insiston Lo Monaco.

“Në derbi, ekipi që rrezikon më tepër është Milan, mbase me një ndryshim trajneri në horizont. Nga krahu tjetër, Inter është në rrugë të mbarë pa shumë ulje-ngritje.”

Më shumë nga Seria A