Futboll

Fatkeqësia 60 vite më parë. Ja si lindi triumfi pas tragjedisë së Manchester United

Sot në orën 15:04 orët u ndalën në qytetin e Mançesterit për të mbajtur një minutë heshtje në nder të skuadrës më të mirë që ka dalë ndonjëherë nga Anglia.

Në pasditen e 6 shkurtit të 1958 ndodhi fatkeqësia në aeroportin e vjetër të Mynihut, teksa aeroplani i skuadrës së Manchester United po provonte për të tretën herë të ngrihej në ajër mes borës së madhe.

Avioni shkatërroi një gardh rrethues, u përplas me një shtëpi dhe shpërtheu në zjarr.

Diese Uhr am Old Trafford in Manchester erinnert an die schreckliche Katastrophe vor 60 Jahren

Kjo urë ndodhet në Old Trafford të Mançesterit në kujtim të katastrofës së Mynihut 60 vite më parë.

Avioni kishte ndaluar në Munich për t’ mbushur me karburant, pasi United kishte eliminuar Yllin e Kuq të Beogradit nga Kupa e Evropës. Katastrofa i mori jetën shumë prej lojtarëve të ashtuquajtur “Busby Babes”. Por ajo gjithashtu ndikoi te legjenda, që ktheu Manchester United në klubin më të njohur në botë.

Nga 44 njerëzit në bord vdiqën 23. Tetë ishin lojtarë, tetë ishin gazetarë.

Në ceremoninë e sotme përkujtimore që shënon 60-vjetorin e ngjarjes në Old Trafford do të jenë të pranishëm edhe dy legjendat e vetme që janë gjallë nga ai aksident Bobby Charlton (80) dhe Harry Greg (85).

Bobby Charlton

Bobby Charlton në spital pas aksidentit

Charlton mbijetoi pasi ishte portieri Gregg që e nxori nga avioni i shkatërruar. Punëtorët e klinikës pranë vendngjarjes nën udhëheqjen e kirurgut Georg Maurer i shpëtuan jetën trajnerit Matt Busby, megjithëse nuk kishte shumë shanse.

Duncan Edwards vdiq 15 ditë pas aksidentit.

Ai ishte 21 vjeç. Ai ishte lojtari që Bobby Charlton do të merrte me vete të parin në luftë. Ai kishte trupin e një kovaçi, por lëvizte në fushë si një kërcimtar. Jeta e tij u shua pas 177 ndeshjeve tek United, dy tituj kampion dhe 18 ndeshje me Anglinë.

Busby mbijetoi dhe e mori veten. Ai e rindërtoi nga e para United. Dhjetë vite më pa United fioti Kupën e Evropës (Champions League i atëhershëm).

Nga tragjedia lindi një triumf.

Në vitin 1958 – përpara se të kishte televizor në çdo shtëpi – lajmi u shfaqte në kinema. Pamjet ishin shokuese. Matt Busby ishte aq i sëmurë sa që mori dy herë medikamente që normalisht jepen për njerëzit që janë pranë vdekjes.

Kur mori veten, ai pyeste guruan e tij se çfarë kishte ndodhur. “Ajo nuk thoshte asgjë. Atëherë fillova t’i merrja me radhë emrat. Ajo nuk fliste dhe as nuk më shihte në fytyrë. Ajo vetëm tundte kokën. I vdekur…i vdekur…i vdekur,” rikujtonte Busby.

Ai i dha vetes fajin, pasi ishte ai që kishte urdhëruar nisjen për të tretën herë ngaqë donte që skuadra të arrinte në kohë në Angli. Ai e mori me vete në varr fajin, pasi riktheu në majë ekipin dhe legjendën e Manchester United.

 


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Futboll