Champions League

Di Francesco: Favori ynë është që e njohim shumë mirë si luan Salah!

Në ndeshjen kundër Liverpool do të rikthehen titullarët, me Schick që pas paraqitjes së mirë kundër SPAL ka hedhur kandidaturën për një vend në formacion edhe në Angli.

Në entuziazmin e përgjithshëm, që ka përfshirë edhe tifozët, Roma ka nisur përgatitjet për ndeshjen në Champions Leauge kundër ish-futbollistit të tyre Salah.

Alisson do të jetë në portë. Florenzi, Manolas, Fazio dhe Kolarov pritet të jenë katër mbrojtësit, De Rossi, Strootman dhe Nainggolan në mesfushë, Perotti dhe Dzeko në sulm, teksa ka balotazh mes Under dhe Schick.

Besimi i Romës tregohet edhe nga fjalët e Di Francesco për “The Guardian”: “Në këtë sezon jemi rritur shumë, por teksa Liverpool e ka siguruar praninë në Champions për sezonin e ardhshëm, duke qenë në vendin e tretë të Premier League, ne që jemi të tretët në Serie A ende nuk ia kemi dalë, por kemi shumë besim.”

Kujdes maksimal për Salah: “Djemtë më kanë thënë se është një njeri i madh, një profesionist i vërtetë që punon shumë. Faktikisht kjo duket qartë. Gjithseis, favori ynë është që e njohim mirë si luan Salah, ndërsa në Angli kanë filluar ta njohin vetëm pasi shënoi 30 gola.”


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Champions League