Champions League

FC Sheriff, njihuni me kundërshtarin e Kukësit në Champions

FC Sheriff Tiraspol, i njohur thjesht si Sheriff, është një klub futbolli, i vendosur në Tiraspol të Moldavisë. Klubi në fjalë e ka dominuar futbollin moldav që nga viti 2001, duke fituar 14 tituj të kampionatit në Divizionin Kombëtar të Moldavisë nga 16 të tillë në këtë kohë. Klubi u themelua në vitin 2001. Sheriff hyri në kategorinë e dytë të futbollit moldav atë vit dhe fitoi kampionatin me 14 pikë, duke u promovuar në “Divizia Naţională”. Kundërshtari i Kukësit e fitoi trofeun e parë të madh në vitin 1999, konkretisht Kupën e Moldavisë. Titulli i parë i Divizionit Kombëtar për Sherif erdhi në sezonin 2000-2001, ku përfshihet edhe triumfi i dytë në Kupën e Moldavisë. Më pas erdhi triumfi në kampionat në një hark kohor prej dhjetë vitesh rresht, deri më 2010, duke përfshirë edhe “bis” trofesh më 2002, 2006 dhe 2008-2010. Sheriffi fitoi çdo Superkupë të Moldavisë nga viti 2004 deri në vitin 2010, por nuk kishte mundësi për të luajtur një ndeshje finale në katër raste, për shkak të fitimit të dyfishtë. FC Sherif fitoi “Commonëealth of Independent States Cup” në 2003 dhe 2009, duke u bërë i pari ekip nga Moldavia që fiton një titull ndërkombëtar. Sidoqoftë, klubi nuk ka arritur kurrë në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve.

“Sheriff Stadium” është shtëpia e këtij ekipi. Ndërtimi i tij filloi më 1 gusht 2000, duke përfunduar në maj të vitit 2002, me hapjen zyrtare në korrik 2002. Ai u rinovua në vitin 2011. Stadiumi ka një kapacitet prej 12.746 vendesh dhe është i licensuar për ndeshje ndërkombëtare nga FIFA dhe UEFA. Nga sezoni 2001-2002 deri në 2008-2009, FC Sherif u përpoq për të arritur në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, por ka dështuar në raundin e dytë kualifikues çdo herë. Në sezonin 2009-2010, ky ekip arriti përfundimisht në raundin e tretë kualifikues, kur mundi Interin. Në raundin e ardhshëm, FC Sheriff mposhti Sllavia Praga. Më pas u eliminua nga Liga e Kampioneve (2009-1010) nga grekët e Olympiacos, në “play-off” për fazën e grupeve. FC Sheriff pastaj përparoi në fazën e grupeve të “Europa League” në sezonin 2009-2010 dhe u përball me kundërshtarë të ashpër, si Steaua Bucureşti, Fenerbahçe dhe FC Twente. Në sezonin e Ligës së Kampionëve 2010-2011, më 14-20 korrik 2010, Sherifi mundi Dinamon e Tiranës në raundin e dytë kualifikues (3-1, 0-1).

 

Trofetë e FC Sherif
• Titulli kampion i “Divizia Națională” (15 herë): 2000–01, 2001–02, 2002–03, 2003–04, 2004–05, 2005–06, 2006–07, 2007–08, 2008–09, 2009–10, 2011–12, 2012–13, 2013–14, 2015–16, 2016–17
• Titulli kampion i “Moldovan “A” Division” (1 herë): 1997–98
• Fitues i “Moldovan Cup” (9 herë): 1999, 2001, 2002, 2006, 2008, 2009, 2010, 2015, 2017
• Fitues i “Moldovan Super Cup” (7 herë): 2003, 2004, 2005, 2007, 2013, 2015, 2016
• Fitues i “CIS Cup” (2 herë): 2003, 2009

Më shumë nga Champions League