• Federata angleze nis hetimin ndaj Man.City!

    Publikuar: 20 Mar 9:59

    Manchester City është akuzuar nga Federata Angleze e Futbollit për sjelljen e futbollistëve, në ndeshjen kundër Liverpool, në momentin e dhënies së penalltisë në favor të Liverpool, në sfidën e luajtur ditën e diel në “Ettihad Stadium”. FA po heton sjelljen e lojtarëve dhe pritet të marrë masa disiplinore.

    Gael Clichy was shown a yellow card for his foul on Roberto Firmino, which led to a penalty

    Ngjarja ndodhi në minutën e 50-të, kur Michael Oliver akordoi një penallti për “të kuqtë”, për faullin e shkaktuar nga Gael Clichy ndaj Roberto Firmino. Faktikisht, mbrojtësi i City u penalizua për lojë të rrezikshme, por në këto raste rregullorja parashikon faull me dy takime.

    Several City players immediately protested, with five of them surrounding referee Oliver

    James Milner e shndërroi në gol penalltinë e kontestuar ashpër nga futbollistët e City, që pikërisht me sjelljen e tyre rrezikojnë të prodhojnë një gjobë të majme për klubin. Clichy dhe David Silva u ndëshkuan me karton të verdhë për protesta.

    Oliver had awarded the controversial penalty during a game marred by big decisions

    Gjithsesi, Manchester City arriti të barazojë me golin e shënuar nga Sergio Aguero duke marrë një pikë, e cila i dha mundësinë të mbronte vendin e tretë, që garanton praninë në Champions sezonin e ardhshëm.


    Lexo postimet e tjera