Futboll

Federata konfirmon Sampaoli, lojtarët e Argjentinës refuzojnë stërvitjen

Fundi i Botërorit “Rusi 2018” për Argjentinën mund të jetë më i shpejtë nga sa mendohej, pasi përveç rezultateve negatie në fushë tani te kombëtarja amerikano-latine mbizotëron kaosi. Lojtarët e Argjentinës i kanë kërkuar zyrtarisht Federatës që të shkarkojë trajnerin Jorge Sampaoli para ndeshjes së fundit ndaj Nigerisë, por kjo e fundit e ka refuzuar këtë kërkesë.

Presidenti i Federatës Argjentinase të Futbollit, Claudio Tapia, fillimisht ka qenë i lëkundur, por pas një takimi me vetë trajnerin ka vendosur ta konfirmojë në detyrë Sampaoli, duke sjellë përçarjen mes trajnerit e Federatës nga njëra anë dhe lojtarëve nga ana tjetër. Një situatë aspak e këndshme, ndërkohë që eliminimi nga Botërori, pas një humbje e një barazimi, është në derë.

Grupi i futbollistëve nuk ka aspak besim te trajneri dhe lojtarët kanë zhvilluar një takim mes tyre. Ata e kuptojnë se shkarkimi i Sampaoli do t’i kushtojnë 16 milionë euro Federatës (ka një kontratë deri në vitin 2022), ndaj kanë kërkuar që trajneri të qëndorjë i ulur në një cep në stol dhe t’i marrin vetë vendimet: formacionin, stërvitjen etj., dhe të mos ndjekin më këshillat e trajnerit.

Më shumë nga Futboll