Connect with us

Kampionati Shqiptar

“Federbet”, e shqetësuar nga ndeshja Skënderbeu-Vllaznia

Ndeshja Skënderbeu-Kukësi ka pasur një fund “triller”, teksa korçarët kanë përmbysur në kohën shtesë disavantazhin,

Ndeshja Skënderbeu-Kukësi ka pasur një fund “triller”, teksa korçarët kanë përmbysur në kohën shtesë disavantazhin, duke marrë tri pikë tepër të çmuara, por të kontestuara nga faktorë të ndryshëm. Kompania monitoruese e basteve, që ka një bashkëpunim me UEFA-n në mbikqyrjen e ndeshjeve të trukuara, e cila hartoi edhe raportin përkatës, që çoi në dënimin 1-vjeçar të Skënderbeut në Kupat e Europës, ka publikuar shqetësimin e vet në lidhje me sfidën në fjalë të Superiores. Në faqen e vet në Facebook, kjo kompani kërkon ndihmën e shqiptarëve për kuotat dhe luajtjen e mundshme të ndeshjes Skënderbeu-Vllaznia në baste:

“Që nga mbrëmja e së dielës, “Federbet” ka marrë shumë mesazhe dhe e-maile në lidhje me ndeshjen Skënderbeu-Vllaznia të ligës shqiptare. Pikë së pari, ju falënderojmë të gjithëve që na ndiqni dhe na jepni sugjerime. Ndihemi vërtet të vlerësuar nga vëzhgimet tuaja. Ne gjithmonë ndjekim përmbledhjet e ndeshjeve dhe numrat e basteve. Në fakt, të shohim numrat është puna jonë kryesore dhe ne dalim në përfundime, nëse ndeshja ishte “e çuditshme” apo “e dyshimtë”, vetëm duke u bazuar në numra. Në këtë rast, ne duam ndihmën tuaj. Sa kompani bastesh e kishin kuotuar ndeshjen Skënderbeu-Vllaznia? Sa prej jush i kanë parë koefiçentët mbi këtë ndeshje? Na dërgoni prova të lëvizjes së koefiçentëve dhe ne do të fillojmë të flasim menjëherë. Duam t’ju kujtojmë sërish se “Federbet” është specializuar në trukimin e ndeshjeve me qëllim përfitimi në baste. Faleminderit!”

Më shumë nga Kampionati Shqiptar