Tenis

Federer: Dua ta mbyll me fitore 2017-ën, pa Djokovic kam më shumë shanse

Roger Federer vjen në finalet e turneut “ATP Championship” si favorit për ta fituar këtë event, i fundit i këtij viti për meshkuj në tenis. Zvicerani e ka fituar 6 herë këtë turne, por në 4 raste ka humbur në finale, nga të cilat 3 herë ndaj Novak Djokovic, që nuk është këtë vit (i dëmtuar). Ndaj Federer shihet si favorit dhe vetë zvicerani e  sheh si të rëndësishëm fakti që përballë tij këtë herë nuk do të jetë pikërisht tenisti serb. “Ndihem në formë, pasi këtë vit nuk kam luajtur aq shumë si dikur. Mendoj se këtë vit kam më shumë shanse për ta fituar këtë event, pasi nuk është Djokovic, që ka dominuar sezonet e fundit”, tha Federer.

Tenisti zviceran Roger Federer

Numri 2 në botë shpreson në një tjetër finale ndaj rivalit kryesor Rafael Nadal, që nuk është në formën optimale pas dëmtimit dhe tërheqjes në Masterin e zhvilluar në Paris. “Rafa ka patur një sezon fantastik dhe pavarësisht probleme ka ardhur në Londër. Unë shpresoj që të luajë dhe të përballemi sërish në finale”, tha Federer, që këtë vit ka triumfuar në dy grand sleme, Australian Open dhe Ëimbledon. “Ka qenë një vit pozitiv, një rikthim i mirë për mua, ndaj shpresoj që ta mbyll me një triumf këtë vit. Do të jap maksimumin edhe pse nuk ka për të qenë e lehtë, pasi në këtë turne luajnë më të mirët dhe një gabim apo humbje të kushton shumë”, u shpreh federer.

Më shumë nga Tenis