Connect with us

Tenis

Federer: Duket e pabesueshme, por nuk kam hequr kurrë dorë

Roger Federer ka shkruar dje sërish historinë e tenisit, pasi thuajse 36 vjeç arrin të fitojë një grand slem, të 19-in në karrierën e tij dhe të tetin në Wimbledon. Mes lotëve dhe gëzimit ai ka falënderuar e përshëndetur të gjithë, ndërkohë që nuk ua ndan sytë fëmijëve dhe familjarëve të tij. Një rezultat i paimagjinueshëm një vit më parë.

Kemi punuar shumë dhe mirë pas asaj që ndodhi një vit më parë. Dhe tani ja ku jam këtu. Të fitosh Wimbledonin pa humbur asnjë set është diçka magjike. Nuk arrij ta besoj, është shumë për mua. Pas vitit të kaluar është e vështirë të besosh që jam sërish këtu. Por unë kam besuar gjithnjë”, tha sot Roger Federer 24 orë pas triumfit në Londër.

Familja e Federer dje ne Wimbledon

Fansat e Federer dje ne Wimbledon

Federer fitoi për të 8-n herë në Wimbledon, si askush tjetër, në një turne ku ai ndihet si në shtëpinë e tij. “Një turne special, ku kanë luajtur ikona të këtij sporti. Të festosh aty është speciale për mua. Është një ëndërr për mua të luaj në fushën qendrore dhe fitoj aty. Në finale ishte e gjithë familja, pasi debutoja para binjakëve, që e shohin këtë fushë thjesht si një fushë me bar. Falënderoj të gjithë ekipin dhe ua dedikoj atyre që më kanë mbështetur këtë triumf, Zvicrës time”, u shpreh më tej Roger Federer, që nëse vijon me këtë ritëm mund të rikthehet numri 1 në botë. “Kam besuar dhe ëndërruar këto rezultate, ndaj ndihem krenar që i arrita ato, pasi janë frut i një pune të madhe”, u shpreh zvicerani.

Roger Federer, 8 here fitues i Wimbledon

Më shumë nga Tenis