Tenis

Federer e Djokovic nisin sulmin ndaj Nadal për kreun e renditjes

Roger Federer dhe Novak Djokovic do të rikthehen në fushë për herë të parë këtë javë që pas grand slam të US Open, duke luajtur në turneun Masters të Shangait, ku do të kërkojnë t’i afrohen kreut të renditjes, ku me 8,260 pikë ndodhet Rafael Nadal. Por ky i fundit nuk do të jetë në turneun kinez dhe do të humbasë 500 pikët e fituara vjet. Edhe Federer është gjithashtu i detyruar të fitojë dhe të mbrojë titullin e fituar vjet, në të kundërt do të humbasë edhe ai 1,000 pikët e fituara vjet.

Ai që mund të përfitojë nga kjo situatë është Novak Djokovic, që vjet nuk ka luajtur në Shangai dhe në rast se arrin të fitojë mund të ngjitet në vendin e dytë, duke bërë rokadë me Federer. Gjithsesi, situata në krye të renditjes te meshkujt është shumë interesante dhe e hapur, me 3 tenistë që duelojnë për të qenë “numri 1” dhe deri në fund të vitit gjithçka mund të ndodhë. Madje mund të përfitojë edhe argjentinasi Juan Martin Del Potro, që gjithashtu është shumë pranë 3 më të mirëve.

Renditja e “top-5” – Meshkuj

1.Rafael Nadal, 8260 pikë

2.Roger Federer, 6900 pikë

3.Novak Djokovic, 6445 pikë

4.Juan Martin del Potro, 6130 pikë

5.Alexander Zverev, 4755 pikë

Më shumë nga Tenis