Tenis

Federer e Nadal nuk ndalen, sigurojnë çerekfinalet e Wimbledon

Nuk ka surpriza në ndeshjet e raundit të katërt të grand slemin të Wimbledon për meshkuj, pasi të gjithë tenistët më të mirë në botë kanë siguruar kualifikimin për në fazën çerekfinale. Kampioni në fuqi, tenisti zviceran Roger Federer, mundi me lehtësi 3-0 francezin Adrian Mannarino (6-0, 7-5, 6-4).

Edhe pse Mannarino e rriti nivelin nga seti në set, nuk ishte në gjendje të përballonte Federer, që deri më tani nuk ka humbur asnjë set në këtë turne. Po 3-0 ka fituar edhe numri 1 në botë, spanjolli Rafael Nadal, që mundi çekun Jiri Vesely (6-3, 6-3, 6-4). Përvoja e Nadal bëri diferencën në fushë, duke patur epërsi gjatë gjithë kohës dhe e meritoi fitoren.

Nuk zhgënjen as kanadezi Milos Raonic, që mundi 3-1 amerikanin Mackenzie McDonald (6-3, 6-4, 6-7, 6-2), një sfidë ku epërsia e numrit 13 në botë ishte e ndjeshme ndaj surprizës amerikane. Fiton tenisti tjetër amerikan John Isner, që mundi me vështirësi grekun Stefanos Tsitsipas me rezultatin 3-0 (6-4, 7-6, 7-6).

Gjigandit Isner iu deshën pikët shtesë në “tie break” në dy sete për të kaluar rivalin ballkanaas në këtë fazë. Fiton e kualifikohet më tej edhe japonezi Kei Nishikori, që mposhti 3-1 (4-6, 7-6, 7-6, 6-1) estonezon Ernests Gulbis, duke u rikthyer në formën e dikurshme. Në çerekfinale shkon edhe afrikano-jugori Kevin Anderson, që eliminoi francezin Gael Monfils (fitoi 3-1, 7-6, 7-6, 5-7, 7-6).

Më shumë nga Tenis