Gossip

Federer fiton i veshur edhe me fustan, mund Murray në Skoci

Roger Federer ka fituar dje 2-1 (6-3, 3-6, 10-6) ndaj Andy Murray në turneun “shoë” që dy tenistët zhvilluan në Glasgoë (Skoci), një turne bamirësie organizuar nga skocezi në prani të 11 mijë shikuesve. Një ndeshje spektakli mes dy tenistëve, që më shumë se sa rezultati argëtuan të pranishmit me këtë sfidë që zgjati një orë e 40 minuta.

Federer me veshje skoceze gjate ndeshjes

Murray me veshje skoceze gjate ndeshjes

Por më shumë se sa ndeshje vëmendje tërhoqi loja e dy tenistëve me veshje tradicionale skoceze, duke shkaktuar jo pak të qeshura në stadium. Sidomos kur me veshje tradicionale u vesh zvicerani Roger Federer, që argëtoi shumë të pranishmit, ndërkohë që me një të tillë ishte edhe Murray, që deklaroi se nuk është ende gati pas dëmtimit.

Tenistet Federer dhe Murray gjate ndeshjes

Më shumë nga Gossip