Gossip

Federer harron US Open, pushime luksi në Sardegna

Tenisti zviceran Roger Federer ka zgjedhur ishullin e Sardedna për të kaluar pushimet verore, dy javë pas triumfit në grand slemin e Wimbledonit. Numri 3 në botë, së bashku me bashkëshorten e tij Mirka dhe 4 fëmijët (dy vajza binjake dhe dy djemë binjakë), është fotografuar në plazh dhe duke shëtitur në Porto Cervo.

Zvicerani ka marrë një jaht me qera, të gjatë 45 metra, duke shijuar ditët e relaksit me familjen, para se të rikthehet në fushë dhe të përgatitet për turnetë në fushat me çement, që zhvillohen në Amerikë. Federer pritet që të jetë në turneun Masters të Montrealit, që nis pas 3 javësh dhe më pas të luajë në grand slemin e US Open.

Më shumë nga Gossip