Tenis

Federer i paarritshëm, vendos një tjetër rekord në karrierë

Edhe pse nuk luan prej 3 javësh dhe nuk do të zbresë në fushë deri në qershor, Roger Federer vazhdon të thuejë rekordi. Tenisti zviceran, aktualisht numri 2 në botë, ka vendosur sot një tjetër rekord në karrierën e tij të lavdishme. Ai është tenisti i parë që arrin të jetë për 700 javë në “Top 4” tenistët më të mirë në botë, rezultat që nuk e ka arritur asnjë tjetër më parë.

Federer, në shkurt të këtij viti, vendosi rekordin e tenistit më të vjetër që bëhet numri 1 në botë (36 vjeç), ndërsa sot arriti një tjetër rekord historik. Zvicerani është gjiashtu tenisti i vetëm që ka qëndruar mbi 300 javë në krye të renditjes botërore, mbi 500 javë në “Top 2” tenistët më të mirë në botë dhe mbi 600 javë në “Top 3” tenistët më të mirë në botë.

Këtë sezon, Roger Federer ka fituaer grand slemin e Australian Open, por pas iu mund në finalen e Indian Wells dhe më pas u eliminua në raundin e dytë të turneut Masters të Majemit, vendosi të bëjë dy muaj pushim. Zvicerani do të rikthehet në fushë në qershor të këtij viti, kur të nisin turnetë në fushat me bar, duke mos luajtur asnjë ndeshje në fushat me dhè, ashtu sikurse veproi edhe vjet.

Më shumë nga Tenis