Tenis

Federer: Javë fantastike, më pëlqen ky alternim në krye me Nadal

Është vërtet argëtuese kur sheh këtë alternim mes meje dhe Nadal në krye të renditjes nga java në javë. Për mua ky është një karikim më shumë për të ardhmen. Të jesh numri 1 në botë është rezultati më i rëndësishëm i karrierës së një profesionisti”, tha Roger Federer, që nga dita e sotme ka marrë sërish kreun e renditjes, duke zbritur nga froni mikun e rivalin e tij Rafael Nadal.

Tenisti zviceran shprehet se tani do të pushojë për 48 orë dhe më pas do të rikthehet në fushë në raundin e dytë të turneut të Halle. “Edhe ky turne është i rëndësishëm për mua, pasi do të kryej përgatitjet e fundit në prag të Wimbledonit. Para grand slemit londinez do të kem një javë të qetë, ku do të pushoj dhe përgatitem për turneun më të rëndësishëm”, tha Federer,

Ka qenë një javë e bukur, por edhe e vështirë, pasi rikthehesha në fushë pas një periudhe të gjatë pushimi. E rëndësishme ishte fitorja e ndeshjes së parë, pasi më dha më shumë besim. Për fat të mirë, gjatë këtyre ditëve nuk kam patur asnjë shqetësim në fushë, jam ndjerë mirë fizikisht”, tha Federer. Në lidhje me rivalitetin me Nadal shtoi: “Është fantastike ajo që Rafa bëri në Roland Garros dhe mezi pres që ta takoj në Londër”.

Më shumë nga Tenis