Connect with us

Tenis

Federer magjik, triumfon në Masterin e Indian Wells

Roger Federer nuk njeh moshë, duke treguar se edhe në moshën 35-vjeçare arrin të fitojë. Tenisti zviceran fitoi mëngjesin e sotëm turneun Masters të Indian Wells, duke mundur 2-0 (6-4, 7-5) në finale patriotin e tij Stanislas Wawrinka. Ndeshja nisi 90 minuta me vonesë, por kjo nuk ndali Federer të triumfojë, duke treguar një nivel të jashtëzakonshëm dhe korrur triumfin nr.90 në karrierën e tij magjike. Ndeshja ishte në përgjithësi e ekuilibruar, por në momentet vendimtare Federer bëri diferencën në fushë, duke qenë i suksesshëm në shërbim dhe përfituar nga gabimet e Wawrinka.

Tenisti zviceran Roger Federer feston triumfin ne Indian Wells

Kjo është hera e 20-të që Federer mund Wawrinka në 23 përballjet direkte mes tyre, duke konfirmuar se është një “mbret”, hera e pestë që triumfon në Indian Wells (për herë të fundit 5 vite më parë). Para tij janë Ivan Lendl me 94 tituj dhe Jimmy Connors me 109 tituj, por me këtë ritëm Federer mund t’i arrijë. Ky është titulli i 25-të i Federer në turnetë Masters dhe nga dita e sotme do të ngjitet në vendin e gjashtë të renditjes së përgjithshme, duke fituar plot 4 pozicione. Një paraqitje fantastike e Federer, shifra që e bëjnë tenistin zviceran një ikonë të këtij sporti.

Stanislas Wawrinka ne Indian Wells

Më shumë nga Tenis