Tenis

Federer në gjysmëfinalet e Londrës, leksion talentit 20-vjeçar Zverev

Roger Federer është tenisti i parë gjysmëfinalist i turneut të “ATP Championship”, pas fitores 2-1 ndaj gjermanit Alexander Zverev, turne që po luhet në Londër e ku marrin pjesë 8 tenistët më të mirë në botë. Një përballje mes dy epokash, por 36-vjeçari zviceran tregoi edhe një herë se është një kampion, duke mundur talentin 20-vjeçar, në një ndeshje me rivalitet vetëm në dy setet e para.

Federer fitoi 7-6 në “tie break” setin e parë, por Zverev rikuperon dhe fiton të dytin 7-5, duke barazuar shifrat. Seti i tretë nuk ka histori, me zviceranin që fitoi lehtësisht 6-1 dhe krejt ndeshjen 2-1, duke dalë në gjysmëfinale. Në ndeshjen tjetër të grupit “Boris Becker” në këtë turne, amerikani Jack Sock mposhti 2-1 (7-5, 2-6, 6-7) kroatin Marin Cilic, duke hyrë në garë për një vend në fazën gjysmëfinale. Sot luhen ndeshjet e dyta në grupin tjetër, atë “Pete Sampras”.

Tenisti gjerman Alexander Zverev

Më shumë nga Tenis