Tenis

Federer: Në Olimpiadë kam shumë kujtime, mund të rikthehem në Tokio

Roger Federer ka patur gjithnjë një simpati dhe dashuri të veçantë për Lojërat Olimpike, duke marrë pjesë në 4 prej tyre: Sidney 2000, Athinë 2006, Pekin 2008 dhe Londër 2012. “Nga Lojërat Olimpike, për një arsye, më pëlqen më shumë sporti i volejbollit”, thotë tenisti zviceran. “Por unë jam një tenist dhe adhuroj sportin tim, më pëlqen të jem në Olimpiadë dhe medaljet që fitojmë aty kanë një rëndësi të veçantë. Në atë moment, t’i përfaqëson më shumë se kudo vendin tënd”, thotë Federer.

Në 4 edicionet ku ka marrë pjesë, Federer ka fituar vetëm një herë të artën në lojën dyshe, së bashku me Stanislas Wawrinka, në Pekin 2008. “Ajo medalje ishte surprizë për mua. Kam fituar edhe të argjendtën në Londër, në Wimbledon dhe ishte diçka e jashtëzakonshme (u mund në finale nga Andy Murray). Në Olimpiadë kam mbajtur dy herë flamurin e Zvicrës në ceremoninë e hapjes, në Sidney kam takuar bashkëshorten time. Kam shumë kujtime, ndoshta rikthehem në Tokio”, tha Federer.

Më shumë nga Tenis