Tenis

Federer i nis mbarë finalet e “ATP Championship”, mposht Jack Sock

Roger Federer ka fituar 2-0 ndaj amerikanit Jack Sock, në sfidën e parë të grupit “Boris Becker”, të vlefshëm për finalet e “ATP Championship”, turne ku marrin pjesë 8 tenistët më të mirë në botë dhe që zhvillohet në Londër. Një ndeshje me rivalitet, sidomos në setin e dytë, me amerikanin që e rriti ndjeshëm nivelin e lojës, set që u vendos në “tie break”. Federer fitoi 6-2, 7-6 duke hedhur një hap drejt kualifikimit për në gjysmëfinale. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, gjermani Alexander Zverev mundi 2-1 (6-4, 3-6, 6-4) kroatin Marin Cilic, në një tjetër sfidë me rivalitet. Sot do të luhen dy ndeshjet e grupit “Pete Sampras”, ku Dominic Thiem do të përballen me Grigor Dimitrov, ndërsa Rafael Nadal do të luajë ndaj Dvid Goffin.

Tenisti gjerman Alexander Zverev

Më shumë nga Tenis