Tenis

Federer: Nuk do ta bëj kurrë atë që kanë bërë Nadal e Djokovic

Në vitin 2011, tenisti spanjoll Rafael Nadal, pak muaj pasi fitoi edhe grand slam e fundit që i mungonte në karrierën e tij, atë të US Open, publikoi një libër, ku fliste për momentet më të bukura të karrierës së tij. Po në atë periudhë edhe tenisti serb Novak Djokovic publikoi librin e tij në lidhje me dietën dhe mënyrën e të ushqyerit, që sipas tij i ndryshoi karrierën dhe jetesën.

Por nëse dy nga tenistët më të mirë në botë prej kohësh kanë “debutuar” edhe në krijimtari, Roger Federer ende nuk e ka hedhur këtë hap. Madje për momentin ai nuk ka ndërmend të marrë stilolapsin dhe të nisë të shkruajë në një libër kujtimet e tij.

Nuk e shoh aspak të arsyeshme që të publikoj çdo detaj të jetës apo karrierës time. Në këndvështrimin tim, nuk ka asgjë më emocionuese se sa karriera ime dhe rezultatet që kam arritur në fushë, emocione që i kam ndarë me fansat e mi”, tha Federer.

Më tej, zvicerani tha: “Njerëzit pothuajse i dinë të gjitha gjërat rreth meje. E di që mund të ishte një libër i bukur, por nuk mendoj se do të jem aq i suksesshëm në këtë fushë sa në profesionin tim. Ndoshta në të ardhmen edhe mund të publikoj ndonjë libër”, tha Federer.

Më shumë nga Tenis