Tenis

Federer rikthehet pas 2 muajsh pushim: Gati për turnetë në fushat me bar

Roger Federer do të rikthehet në fushë pas 2 muajsh pushim dhe nesër do të luajë në turneun e Shtutgardit, një turne i fushave me bar, sipërfaqja e preferuar e tenistit zviceran. “Ndihem në formë, jam në gjendje të mirë shëndetësore dhe kjo më bind se mund të arrij një rezultat të mirë në këtë turne. Vjet në turneun e Shtutgardit u munda në turin e dytë dhe ky është një motivim për të bërë një rezultat më të mirë”, tha Federer.

Më tej, numri 2 në botë sqaron strategjinë, që sipas tij do ta shpallë sërish fitues këtë sezon. “Do t’i marr ndeshjet një e nga një, pasi herën e fundit që veprova në këtë mënyrë u shpalla fitues. Humba vetëm një ndeshje me Tommy Haas, ndërsa më pas nuk humba as edhe një set në seoznin që zhvillova në fushat me bar. Shpresoj vetëm që të gjej sa më shpejt ritmin e duhur dhe të fitoj”, u shpreh Roger Federer për mediat.

Më shumë nga Tenis