Tenis

Federer: Serena Williams është tenistja më e mirë e historisë

Tenistja amerikane Serena Williams po përgatitet për t’u rikthyer në një grand slem, atë të Roland Garros, 16 muaj pas pjesëmarrjes së saj të fundit në një turne të madh, atij të Australian Open, ku dhe fitoi. Më pas, ish-numri 1 në botë u tërhoq për shkak të shtatëzanisë dhe këtë vit ka luajtur shumë pak në dy turne Masters, ato të Indian Wells dhe Majemit.

Por pavarësisht kësaj, për një tjetër tenist të madh si Roger Federer, tenistja amerikane më e mira e historisë së këtij sporti, për atë çfarë ka arritur në karrierën e saj. Në një intervistë, zvicerani tha se Serena mbetet më e madhja e këtij sporti, si te meshkujt ashtu dhe te femrat.

Është gjithnjë magjepëse kur e sheh duke luajtur. Ajo ka një histori të jashtëzakonshme ga pas, është një nga tenistet më të mëdha të historisë, ndoshta më e mira. E njoh mirë, pasi jemi bashkëmoshatarë dhe të dy e kemi nisur tenisin në të njëjtën moshë, unë me Federatën Zvicerane, ajo me babanë dhe motrën e saj”, tha Federer.

Unë jam i sigurt se Serena mund të arrijë sërish rezultate të mëdha. Ndoshta mund t’i duhet edhe pak kohë, por këmbëngulja e saj, pasioni e dëshira mund ta ndihmojnë për t’u rikthyer sërish numri 1 në botë. Unë jam i bindur se Serena Ëilliams mund të bëjë të tjera gjëra të jashtëzakonshme”, u shpreh Federer.

Më shumë nga Tenis