Merkato

S’kanë fund lajmet e këqija për Liverpool, vjen përgenjeshtrimi nga Franca

Nabil Fekir ka hedhur poshtë zërat e një transferimi të tij te Liverpool, me sulmuesin e Lyon që insiston se do të mendohet mirë për të ardhmen e tij.

Fakir ka shënuar 18 gola në sezonin që sapo përfundoi në Ligue 1 teksa skuadra e Bruno Genesio siguroi kualifikimin në Champions League.

Ai ka merituar një vend në skuadrën e Francës në Kupën e Botës pas paraqitjeve fantastike.

“Është e vërtetë që po diskutojmë me disa klube. Por do të marr kohën time për të menduar.

“Nuk ka rëndësi nëse nënshkruaj para apo pas botërorit. Siç kam thënë do ta marr shtruar.”

Presidenti i Pyon ka konfirmuar interesin e skuadrave për Fekir gjatë një interviste me L’Equipe këtë javë, por ka insistuar se nuk ka asnjë ofertë formale në këtë fazë.

“Ai (presidenti) e di dëshirën time, dhe për këtë do të flasim në ditët e ardhshme.”

Më shumë nga Merkato