Merkato

Felipe Anderson në radarët e anglezëve

West Ham United nuk është klubi i vetëm i Premier League që ka shfaqur interes për sulmuesin e Lazio-s Felipe Anderson, teksa edhe Southampton me Leicester e duan.

Braziliani është në merkato vetëm nëse dikush vendos të paguajë çmimin e duhur për të pasi Lazio nuk arriti të kualifikohej në Champions League, duke  renditur vetëm në vend të pestë pas një ndeshjeje dramatike ndaj inter.

Këtë sezon, 25-vjeçari ka kontribuar me tetë gola dhe 10 asiste në 32 ndeshje kompetitive.

West Ham United ka shfaqur interes gjatë kësaj jave, por tani Tuttosport pretendon se edhe Leicester me Southampton do të ishin gati të bënin një ofertë të mirë për të.

Me shumë mundësi Anderson ka luajtur sezonin e tij të fundit në Serie A.

Më shumë nga Merkato