Futboll

Fellaini “tallet” me veten: Faleminderit për fotografinë!

Fellaini “tallet” me veten: Faleminderit për fotografinë!

“Faleminderit të gjithë atyre që postuan dhe më dërguan këtë fotografi”. Ky qe dje reagimi i mesfushorit Maoruane Fellaini pas finales së Superkupës së Evropës, Real Madrid-Manchester United, për këtë fotografi të rrallë.

Kampionët e Evropës i mposhtën 2-1 “Djajtë e kuq”, por çastet më të bukura të ndeshjes nuk qenë vetëm golat. Duke iu referuar kësaj fotografie qesharake, e cila u përhap në të gjitha rrjetet sociale brenda pak orësh, ku ai shfaqet me një fytyrë të shtrembëruar pas një goditjeje me top, Fellaini nuk pati ç’të bënte tjetër, veçse të “tallej” me veten.

Thank you to everyone who posted & sent me this 😂😂😂

A post shared by Marouane Fellaini (@fellaini) on

Në “Twitter” dhe “Instagram”, 29-vjeçari e postoi vetë fotografinë dhe falenderoi “miqtë”, të cilët ia kujtuan me mesazhe apo postime. Epo, të paktën atë dhimbjen në kokë pas duelit me mbrojtësin Sergio Ramos e harroi! Gjysma e së keqes!

 

 

Më shumë nga Futboll