FSHF

Femrat U-19 / Shqipëria e Dedes në turneun e Malit të Zi

Përfaqësuesja e femrave U-19, e drejtuar nga trajneri Nevil Dede, do të zhvillojë një turne në Malin e Zi, në datat 18-22 qershor 2017. Në këtë turne do të marrin pjesë Mali i Zi, Kroacia, Bosnje & Hercegovina me përfaqësueset e tyre U-15. Shqipëria, duke mos pasur një ekip kombëtar të kësaj moshe, ka grumbulluar vajzat e datëlindjes 2001-2003. Këto ndeshje do t’i shërbejnë kombëtares U-19 për vijimësinë dhe trajnerit për t’u njohur me gjendjen e futbollistëve.
Programi i turneut:
Dita e parë
– 18 qershor,  mbërritja e ekipeve
Dita e dytë – 19 qershor, Mali i Zi – Shqipëria, ora 10:00,  “Kompleksi i ekipeve kombëtare të Malit të Zi”
Dita e tretë – 20 qershor, Kroaci – Shqipëri, ora 10:00 “Kompleksi i ekipeve kombëtare të Malit të Zi”
Dita e katërt – 21 qershor, pushim
Dita e pestë – 22 qershor, ora 10:00, Bosnje & Hercegovinë – Shqipëri, ora 10:00 stadiumi “FC Kom” Podgoricë

 

Kjo është lista e futbollistëve të kombëtares U-19, grumbulluar për këtë turne:

Më shumë nga FSHF