Futboll

“Fenomeni” Ronaldo synon të blejë një klub në Championship ose Segunda Division!!!

“Fenomeni” Ronaldo synon të blejë një klub në Championship ose Segunda Division!!!

Ronaldo ka zbuluar se ai po merr në konsideratë blerjen e një klubi në kategorinë e dytë angleze ose spanjolle, si një mënyrë për t’u rikthyer në botën e futbollit. “Legjenda” e futbollit brazilian është propozuar për postin e kryetarit të Federatës Braziliane të Futbollit, por ai ndjen se është ende shpejt për të mbuluar këtë pozicion. Fillimisht, Ronaldo dëshiron të bëj diçka “inovative” në futboll dhe beson se mund të fitojë përvojën e duhur, duke marrë pronësinë e një klubi në Championship të Anglisë ose Segunda Division të Spanjës.

Ronaldo at the FIFA's The Best awards with Diego Maradona and Gianni Infantino (right)

“Do të ishte një nder i madh për mua, por në fillim më duhet të fitojë përvojë duke drejtuar si pronar një klub të madh futbolli, – tha Ronaldo për “Folha de Sao Paulo”, kur u pyet në lidhje me mundësinë për t’u bërë presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit. – Aktualisht po mendoj të marrë në pronësi një klub në kategorinë e dytë në Spanjë ose Angli. Dua të bëj diçka inovative dhe e ndjej veten të përgatitur për këtë sfidë të re në jetën time.” Ish-sulmues i Real Madrid dhe Barcelona, Ronaldo ka bërë rolin e “ambasadorit”, që kur u tërhoq nga futbolli në vitin 2011. Ai ishte ambasador i Kupës së Botës që u zhvillua në Brazil në vitin 2014.

Ronaldo has been tipped to become the next president of the Brazilian football federation

Që nga viti 2000, Ronaldo është përfshirë si përfaqësuese në programin për zhvillimin e vendeve të botës së tretë nga Kombet e Bashkuara. Aktualisht 41 vjeç, gjatë karrierës së tij ai ka luajtur edhe për PSV Eindhoven, Inter, AC Milan dhe Corinthians, ndërsa në 98 ndeshje me Brazilin ai ka shënuar 62 gola. Ronaldo ka fituar dy herë Kupën e Botës në vitet 1994 dhe 2002. Aktualisht 15 nga 24 klube në Championship kanë pronar të huaj. Përjashtim bëjnë Bolton, Brentford, Bristol City, Burton, Derby, Ipswich, Middlesbrough, Norwich dhe Preston.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Futboll