Champions League

Ferdinand: Manchester Utd ka nevojë për një Messi, ose Ronaldo

“Djajtë e Kuq” kanë gëzuar një fillim pozitiv të sezonit 2017-2018, brenda vendit dhe jashtë. Të besuarit e Jose Mourinhos mbeten të pamposhtur në Premier League, ndërsa kanë pikë maksimale nga dy ndeshjet e para të fazës së grupeve në Champions. Ata patën një punë të lehtë gjatë një udhëtimi të ndërlikuar për te CSKA Moskës, në ndeshjen e tyre të fundit kontinentale, ku Anthony Martial ishte frymëzuesi i fitores 4-1. Sidoqoftë, Ferdinand beson se nevojiten shumë ndeshje cilësore që të shihet nëse Manchester United do të shkojë në të gjithë rrugën e këtij kompoeticioni, do të ketë mundësi të sfidojë favoritët e Real Madridit dhe Barcelonës.

Ish-mbrojtësi i “Djajve të Kuq” tha për “BT Sport”: “Fuqia dhe shpejtësia nuk mungojnë në këtë ekip të Manchester United, por duhet më shumë se kaq për të fituar Ligën e Kampionëve. Ju duhet një superstar në ekip. Nëse shikoni ekipin e Real Madridit, që e ka fituar Champions-in në sezonet e fundit, ka pasur një Ronaldon dhe Isco kohët e fundit. Barcelona ka pasur Messi dhe Neymar. Manchester United ka nevojë për një lojtar yll. Në radhët e tij ka lojtarë që mund të bëhen të tillë, por ne duhet të zbulojmë se kush do të jetë dhe nëse e arrijnë atë nivel. Fitimi i trofeve, që Manchester United bëri sezonin e kaluar është një përvojë e mirë për këtë skuadër”.

Ritmi i Martial dhe finalizimi i Romelu Lukaku e ndihmuan Manchester Unitedin të merrte një fitore bindëse në Rusi, të mërkurën. Lukaku, ndërkohë, shënoi dy herë, për të shtrirë rekordin e tij të shquar që nga bashkimi me “Djajtë e Kuq” përreth 75 milionë £ gjatë verës, me belgun që ka realizuar tashmë 10 herë në vetëm nëntë ndeshje.

Më shumë nga Champions League