Futboll

Festa, presidentja e Kroacisë kërcen me lojtarët në dhomat e zhveshjes

Në stadium për të mbështetur Kroacinë në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Botës “Rusi 2018” ka qenë e pranishme edhe presidentja e këtij vendi Kolinda Grabar Kitarovic (Kroacia eliminoi me penallti Rusinë, koha e rregullt barazim 2-2. Ajo e ka ndjekur takimin së bashku me kryeministrin rus Medvedev dhe presidentin e FIFA-s, Infantino.

Përveç tifos që ka bërë në zonën “VIP” të stadiumit, duke mbështetur për 120 minuta dhe më pas përgjatë penalltive kombëtaren, presidentja e Kroacisë ka festuar gjatë edhe pas takimit.

Pas përfundimit të ndeshjes, Kolinda Grabar Kitarovic ka zbritur në dhomat e zhveshjes për të përshëndetur e përgëzuar skuadrën dhe stafin drejtues, me të cilët edhe ka festuar e kërcyer, si një tifoze ultras. Gjatë gjithë kohës ajo mbante të veshur fanellën e Kroacisë.

Më shumë nga Futboll