Futboll

Festë, ankth dhe ambulancë për fitoren e Skënderbeut

Është mbyllur me fitoren e Skënderbeut supersfida e javës së 19-të, që korçarët kanë diskutuar në shtëpi ndaj Flamurtarit. Një gol i Muzakës, mes rrëmujës në zonën vlonjate në minutën e 83’ i kanë dhuruar vendasve 3 pikët që sipas të gjitha gjasave kanë vendosur gjithashtu edhe fatin e titullit kampion, që duket se do të rikthehet në duart e korçarëve. Veç gëzimit të golit, festimet janë pasuar edhe me momente ankthi, veçanërisht për mbrojtësin Osmani, që është parë të nxitojë drejt pankinës, aty ku ambulanca nxitoi të japë ndihmën e shpejtë për një të afërmin e futbollistit që ka shfaqur probleme në ato momente. Image may contain: one or more people, stadium and outdoor

Pas fitores së sotme, skuadra e Skënderbeut shkon në kuotën e 43 pikëve, duke diktuar edhe më fuqishëm këtë kampionat. Me një epërsi prej plot 11 pikësh nga vendi i dytë ku ndodhet pikërisht Flamurtari, bardhekuqtë kanë mbërthyer me një dorë trofeun. Nga ana tjetër, skuadra e Flamurtarit ka menaxhuar për pjesën më të madhe të ndeshjes të mbajë të paprekur portën, edhe pse iu imponua lojës së Skënderbeut, duke u kundërpërgjigjur vetëm me gjuajtjet e Alves, gjithsesi pa rezultat. Tashmë vlonjatët rrezikojnë edhe vendin e dytë në klasifikim, me ndjekësit që ndodhen shumë pranë.

Janë pikërisht vendasit ata që në pozitat e favoritit tentojnë të imponohen dhe shumë shpejtë kanë të gjitha shanset për të konkretizuar superioritetin e tyre. Fillimisht me James dhe më pas me Soëe, brenda vetëm 10’ minutave të para të lojës, Skënderbeu shpërdoroi dy shanse shumë të mira për të kaluar në avantazh, por pa saktësi në finalzim nga të dy sulmuesit. Flamurtari nuk ka forcën për të rrezikuar portën korçare. Në fraksionin e dytë të lojës, presingu në gjysmëfushën vlonjate u rrit ndjeshëm. Për pasojë në të 69’ James shërben për Sowe që në hyrje të zonës, i vetëm përballë Nurkovic gjuan, por jashtë kuadratit. Korçarët vijojnë të rrezikojnë me Lilaj e më pas Zuka për pak nuk shënoi autogol. Alves është i vetmi në kampin vlonjat që kërcënon portën bardhekuqe me goditje nga jashtë zone. Skënderbeu kalon në avantazh në minutën e 83’, kur topi i shërbyer nga Radas, pas një rrëmuje në zonën vlonjate, ka përfunduar në rrjetë.

Skënderbeu-Flamurtari 1-0

Shënues: Muzaka 83’

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Muzaka, Osmani, Lilaj, Gavazaj, James, Sowe.

Trajner: Ilir Daja

Flamurtari: Nurkovic, Siljanovski, Pollozhani, Veliu, Musta, Useini, Zuka, Muarem, Nedeljkovic, Alves, Bushic.

Trajner: Shpëtim Duro

Arbitër: Andi Koçi


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Futboll