• Festimi i Giroud irriton të gjithë Arsenal-in…

    Publikuar: 4 Jan 5:26

    Edhe duke shënuar golin e barazimit në minutën e fundit të një ndeshje që u mbyll 3-3, pasi po humbte 3-0, Olivier Giroud nuk ka hyrë në zemrat e tifozëve të Arsenal, përkundrazi ka pasur nga ata që kanë kritikuar festën e zgjatur të lojtarit, kur kishin mbetur ende disa minuta të tjera për të tentuar fitoren kundër “Bournemouth”.

    Olivier Giroud has come under fire for his goal celebration at Bournemouth on Tuesday
    Olivier Giroud ka shënuar dy gola në dy ndeshjet e fundit për Arsenal

    Giroud shënoi një gol të jashtëzakonshëm me thembër, stil “akrepi”, në ndeshjen e fituar 2-0 ndaj Crystal Palace. Një gol që bëri xhiron e botës dhe sulmuesi i Arsenal mori vlerësimet më të mëdha. Për të kujtuar golin e pak ditëve më parë, Giroud festoi në mënyrë origjinale, por disi të zgjatur, duke prekur thembrën me dorë me një kërcim në ajër. Kjo koreografi mori më shumë kohë seç duhej dhe nga këtu nisën kritikat.

    Giroud secured a point for the Gunners with his 92nd-minute header on the south coast
    Giroud barazoi rezultatin në minutën e dytë nga gjashtë shtesë

    Arsenal e pa veten në një mbrëmje “makthi”, teksa po humbiste 3-0 në fushën e Bournemouth, por që arriti të ndreqë me një barazim të paimagjinueshëm me tre gola në 15 minutat e fundit. Goli i 3-3 u shënua nga Giroud, por festa e tij shkaktoi protesta të mëdha sepse kishte dhe 5 minuta lojë dhe londinezët mund të fitonin ndeshjen ndaj një kundërshtari të “trullosur”.

    Alexis Sanchez (right) can be seen scowling in Giroud's direction as he jogs towards halfway
    Arsenal barazoi 3-3 ndaj Bournemouth

    Jo vetëm tifozët në stadium, të cilët nuk morën pjesë në festë, por e ftuan të nxitonte të vazhdonte lojën, por edhe shokët e skuadrës i bërtitën francezit. Alex Oxlade-Chamberlain, Lucas Perez dhe Nacho Montreal, me tone të ashpra, njëri pas tjetrit, e ftuan të rikthehej në mesfushë për rifillimin e lojës. Kritikat nga Giroud vazhduan masivisht në rrjetet sociale dhe në Angli kanë nisur të vënë bast se qendërsulmuesi nuk do të ketë më kurajën të festojë në të tillë mënyrë.

    Oxlade-Chamberlain tried to pull Giroud back as he ran towards the Arsenal fans
    Alex Oxlade-Chamberlain fton Giroud të vazhdojë lojën
    Perez gestured towards his team-mate to hurry back to the halfway line for the restart
    Lucar Perez thërret Giroud të kthehet në mesfushë
    Full back Nacho Monreal also encouraged Giroud to hurry up and get back to the centre circle
    Edhe Nacho Monreal i “bërtet” golashënuesit

    [interaction id=”586d21dc4f601b09292246da”]


    Lexo postimet e tjera