Futboll

Festival golash mes Inter dhe Zenit

Një festival golash në miqësoren e Inter me Zenit Petersburg teksa rezultati final është 3-3. Spalletti kishte bërë disa ndryshime nga hera e fundit, me mungesën e Nainggolan dhe Karamoh.

Asamoah ka luajtur si mesfushor qendror, ndërsa Icardi e ka nisur nga minuta e parë duke lënë Lautaro Martinez në stol. Ishin zikaltrit ata që kaluan të parët në avantazh me golin spektakolar të Antonio Candreva-s.

Por Noboa barazon rezultatin pak minuta më vonë. Pas pushimit Icardi rikthen avantazhin për Inter përpara se Zenit të përmbysë gjithçka me Mak dhe Hernani.

Të dy gola përrallorë në portën e Handanovic. Por ishte Lautaro Martinez ai që barazoi rezultatin duke vendosur paqe mes rusëve dhe Inter.

Më shumë nga Futboll