TECH

“FIFA 2019”, ja cilin futbollist duan tifozët në kopertinë…

“FIFA 2019”, ja cilin futbollist duan tifozët në kopertinë…

Mohamed Salah ka qenë zbulimi i këtij sezoni në futbollin europian dhe tani duket se do të vlerësohet edhe nga kompania më e famshme e lojërave kompjuterike të planetit “EA Sports”.

Sulmuesi i Liverpool ka shënuar 37 gola në 41 ndeshje zyrtare të luajtura deri tani në këtë sezon dhe tifozë nga e gjithë bota duan që ai të jetë në kopertinën e një nga lojërave më të pëlqyera “FIFA 2019”.

Në bazë të një ankete të bërë nga vetë FIFA, plot 77% e votuesve (138.420 nga 179.335) duan që egjiptiani të jetë imazhi kryesor i kësaj loje.

Lionel Messi, i cili ka qenë në kopertinën e “FIFA 2018” ka marrë 14.388 vota, vetëm 8%.

Në vendin e tretë të futbollistëve të votuar është Cristiano Ronaldo, i preferuar nga 6% i votuesve (10.393 vota). Pesë të parët kompletohen nga Thomas Muller dhe Neymar, por që mezi mbushin 1% të votave në total…

Më shumë nga TECH