Connect with us

Futboll

FIFA dënon përjetësisht gjyqtarin ganez…

FIFA tha se ka dënuar përjetësisht gjyqtarin, që akordoi 11-metërshin për Afrikën e Jugut, kundër Senegalit në eliminatoren e Kupës së Botës. Gjyqtari Joseph Lamptey nga Gana dha penallti për një prekje të topit me dorë të paqenë nga mbrojtësi i Kalidou Koulibaly. Edhe përshtypja e parë në fushën e lojës ishte se futbollisti e kishte goditur topin me gju, sepse duart ishin larg. Këtë treguan qartazi edhe pamjet televizive.

Joseph Lamptey (left) as fourth official during a Rio 2016 Olympics men's quarter-final match

Afrika e Jugut kaloi në avantazh me këtë penallti, që nuk duhej dhënë, tre minuta para fundit të ndeshjes së luajtur në Polokwane, në nëntorin e kaluar. Takimi u mbyll 2-1 për vendasit dhe Afrika e Jugut është në vendin e dytë në grupin me katër ekipe, pas dy ndeshjesh të luajtura, ndërsa Senegali është i treti. FIFA tha se do të jap detaje të tjera për çështjen, por vendimi i marrë hyn në fuqi menjëherë dhe nuk ka mundësi apelimi.

Senegal lost 2-1 to South Africa and sit third in their four-team World Cup qualifying group

Lamptey mund ta apelojë dënimin vetëm të CAS. Senegal, që aktualisht drejtohet nga Aliou Cisse, nuk merr pjesë në një Kupë të Botës, që nga viti 2002. Humbja ndaj Afrikës së Jugut e vë në dyshim edhe praninë e tyre në “Rusi 2018”, pasi kualifikohet vetëm vendi i parë i grupit. Gabimi i Lamptey mund të rezultojë vendimtar në fund të llogarive për një komb të tërë, kjo e ka shtyrë FIFA të marrë këtë dënim drastik.

Senegal sit third in their World Cup Qualifying group - only first place makes it to Russia 2018

Më shumë nga Futboll