Europa League

FIFA dënon Serbinë për “Kosovo je Srbija”, po Partizani Beograd nga UEFA?

Federata serbe e futbollit është gjobitur nga FIFA me plot 160 mijë franga zvicerane, për sjelljen e gabuar të tifozëve serbë në ndeshjet në Austri dhe në shtëpi ndaj Gjeorgjisë. Gjoba bazohei te përdorimi i materialeve piroteknike, si dhe koret dhe te shpalosja e parullave politike dhe diskriminuese, në lidhje me Kosovën, pikërisht me parrullën e famshme “Kosova është Serbi”.

Nëse Federata Serbe dënohet për koret e parullat në lidhje me Kosovën, merret me mend lehtësisht që Partizani i Beogradit gënjen, kur pretendon që UEFA nuk ka pasur asnjë problem me koret për Kosovën, përndryshe i bie që FIFA dhe UEFA marrin vendime që kundërshtojnë njëra-tjetrën. Gjithsesi, duhet të presim komisionin disiplinor të UEFA-s për vendimet që do të marrë në lidhje me ndeshjen e fundit Partizani i Beogradit-Skënderbeu, që përfundoi 2-0, ndeshje e vlefshme për grupet e Europa League.

Më shumë nga Europa League